Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Cifti kanë katër vite bashkë dhe dita e sotme është shumë e veçantë për ta pasi si sot para 4 vitesh ata janë lidhur.

Këtë gjë e ka zbuluar ditën e sotme Almeda, nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga kërcimi romantik që dyshja bëri në ‘Dancing with the stars’ dhe pranë saj ka shkruar:” Gëzuar 4 vjetorin dashuria ime”.

Siç dihet Almeda dhe Tolgahan janë në pritje të fëmijës së parë që do të vijë në jetë pas disa muajsh, siç lajmëruan dhe ata do të bëhen me një djalë.






