Nga Shqipëria / E Hënë 10 Dhjetor 2018, 17:05

Kapet mat: Këngëtarja e njohur fotografohet duke u puthur me shokun e ngushtë

Këngëtarja e hitit "Solo" Demi Lovato ka qenë në qendër të mediave kohët e fundit pasi u shtrua në një qendër rehabilitimi disa muaj më parë si pasojë e mbidozës. Së fundmi, që pas daljes nga rehabilitimi këngëtarja është parë nën shoqërinë e mikut të saj Henry Levy, me të cilin së fundmi përflitet se janë në një lidhje.

Dyshja ka qenë në një darkë romantike në një restorante, teksa kur kanë mbaruar kanë shkëmbyer një puthje në hyrje të restorantit duke ngritur dyshimet se janë në një lidhje.

Ndonëse ata vetë nuk kanë pranuar gjë, fansat janë të bindur se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi, duke qenë që 27-vjeçari i ka qëndruar shumë pranë këngëtares në këto momente të vështira.