Nga Shqipëria / E Hënë 10 Dhjetor 2018, 16:04

Amelia e Albanit dhe Miriamit e paska ndarë mendjen, ja çfarë do të bëhet kur të rritet

Çifti i njohur i showbizit, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shumë herë publikojnë foto dhe video të vogëlushes Ameli, ku kanë zbuluar se edhe ajo si prindërit ka talent në muzikë.

Madje në këngën dedikuar Amelis, “Dhurata” në fund të klipit vogëlushja shfaqet duke kënduar një nga vargjet e këngës. Mirëpo siç duket ajo ka nisur që tani punë që në të ardhmen të jetë me e suksesshme si prindërit e saj.

Në një foto të publikuar nga Miriami në Instagram, Ameli shfaqet e ulur para një pianoje ku bëhet gati për të luajtur.

"Duke mësuar këngët për Krishtlindjet. Të presim me mall."- shkruante Miriami në foton ku etiketonte Albanin.