Poliçani është një fshatë në Gjirokastër që është 40 km larg qytetit. Mirëpo mungesa e rrugëve e bëjnë këtë fshat të jetë shumë larg nga Gjirokastra.

Ky fshat është braktisur tashmë nga të gjithë të rinjtë dhe të vetmit banorë që mund të gjenden aty janë të moshuarit, të cilët siç shprehen për ta tashmë ka humbur nocioni i familjes së madhe.

“Kemi qenë familje e madhe, rrinim bashkë. Tani kemi përfunduar vetëm. Familja e vogël bën jetë monotone. Nuk e mendonim të jetonim kështu, por fëmijët nuk kanë çfarë bëjnë këtu”, tregon Filip Pocani.

Sinjalistika në rrugën e shtruar me çakull janë qeset, të cilat bëhen të dukshme natën nga drita e hënës. Tokat në këtë fshat prej vitesh janë të boshatisura. Dikur në to mbillej gruri, ndërsa sot mbin vetëm bari.

“Prej 15 vitesh jetoj vetëm. Sot nuk të do më njeri. Unë kam jetuar me prindërit e burrit dhe jam kujdesur për vjehrrën e sëmurë”, kujton një e moshuar.

Në verë, fëmijët e të moshuarve vizitojnë prindërit në Poliçan, ndërsa fshatin e vizitojnë gjithashtu dhe shumë turistë. Por, pasi ata largohen të vetmit që mbeten janë zonjat e veshura me të zeza dhe burrat që mblidhen në qendër të fshatit për të diskutuar ato pak të reja që ndodhin aty.




