Nga Shqipëria / E Hënë 10 Dhjetor 2018, 15:03

'Shqiptarët janë budallenj', Robert Aliaj shpërthen pasi kënga e tij nuk u pëlqye

Robert Aliaj ka qenë një nga personazhet më të komentuar të festivalit "Kënga Magjike". Ai konkurroi me këngën "Ah ku më hodhi zoti" një përshtatje  dhe rikrijim i poezisë së Fan Nolit, Anës Lumenjve e cila nga shumë këngëtar nuk u mbështet pasi e konsideruan atë thjesht një interpretim poezie dhe jo një këngë të mirëfilltë.

Mirëpo i ftuar së fundmi në emisionin “Thumb” ai ka folur dhe ka shpërthyer kundër të gjithë atyre.

"E vërteta është që njerëzit nuk kanë informacion. Janë shqiptarë por nuk dinë asgjë për Shqipërinë, atë që janë dhe jetojnë, për botën e tyre. Krejtësisht të izoluar. Vetëm sa e konfirmojnë në mënyrën më idiote të mundur që janë budallenj. Se është e pamundur të jesh shqiptar dhe mos të dish cfarë është rapsodia. Rapsodia është një histori e treguar jo e kënduar dhe është këngë."- është shprehur ai para kamerës.