Nga Shqipëria / E Hënë 10 Dhjetor 2018, 15:03

Bes Kallaku dhe Olsi zbulojnë çfarë kishte në çantën e Kreshës, Fifi ngelet gojë hapur

"Psikopatja jote" ka qenë një nga këngët më të komentuara së fundmi në media, jo vetëm për interpretimin e Fifit dhe Mc Kreshës, por edhe për paraqitjen e reperit të njohur, i cili kishte zgjedhur që gjatë performancës së tyre të mbante një çantë shpine.

Ditën e djeshme në ‘E diela shqiptare’, dy aktorët e njohur të humorit Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku e kanë kthyer performancën e dyshes në një parodi. Olsi doli në skenë teksa imitonte dhe këndonte si Kresha, ndërkohë që në shpin mbante dy çanta. Në këtë moment Besi, i cili bënte rolin e Fifit  filloi të nxirrte ushqime nga çanta e Olsit dhe më pas filloi ti hante.

Ndërkohë këngëtarja Fifi ka mbetur pa fjalë nga performanca e dy aktorëve, të cilët kanë shkaktuar shumë të qeshura  tek artistët dhe publiku.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

@tavnikcity @fifi.official.fr @olsibylyku1 @b.e_coffee_official

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on