Albano Bogdo është padyshim një ndër aktorët më të dashur për shqiptarët. Ai me humorin e tij dhe numra e ndryshëm në spektaklet e ndryshme ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë publikut.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin "Why no"t të Roza Latit ku ka habitur me përgjigjen e tij teksa moderatorja e pyeti se përse nuk del shumë herë në intervista si artistët e tjerë.

"S’më do trapi. Nuk para dal shumë në emisione se më duket idiotësi kjo që bëjnë njerëzit, që dalin sa më shumë të kenë mundësi. Kur nuk ke gjë për të thënë, më mirë mos dil", u shpreh Albano duke shkaktuar të qeshura.





