Pak javë më parë efektivja shqiptare Ina Nuku u nisë me urgjencë në Turqi pasi humbi gishtat e saj gjatë protestës së Astirit. 23-vjeçarja ka kryer së fundmi në Ankara edhe operacionin të vështirë për zëvendësimin e gishtave të humbur.

Sipas ‘Opinion.al’ Ina ka kryer dy operacione të cilat kanë rezultuar të suksesshme, por pritet që operacionin më të vështirë ajo ta kryejë javën tjetër ku dhe do zëvendësojë gishtin e madh.

Pranë efektives gjatë gjithë kohës është duke qëndruan nëna e saj, ndërkohë kujtojmë që për plagosjen e 23 vjeçares është arrestuar një 18 vjeçar Daniel Dobraj.




