Performanca e reperit Mc Kresha dhe Fifit në spektaklin "Kënga Magjike" ka qenë një nga më të komentuarat në media. Dyshja zuri vendin e 3 dhe deri tani është një nga këngët më të klikuar në Youtube.

Mirëpo kimia e tyre gjatë interpretimit dhe shkëmbimi i shikimeve të shumta bëri që shumë media të aludonin se mes Fifit dhe Mc Kreshës ka një lidhje. Por të ftuar së fundmi në emisionin ‘Thumb’ kanë treguar diçka më shumë për raportin e tyre.

“Ne jemi artistë, unë kur aktroj e qaj.”,- ka thënë Mc Kresha.

“Ne jemi dy shokë, dy artistë, dy njerëz që kemi shumë kimi bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Të tjerat ndoshta edhe s’u përkasin juve”,– është shprehur Fifi.






