Vullnet Dëllinja ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjitha mediave me historinë e tij të trishtë. Ai prej 18 vitesh jeton i vetmuar mes maleve, me vetëm 18 mijë lek në muaj Vullneti përpiqet që të mbijetojë, ndërkohë që tregon që e ka të pamundur që të martohet.
Siç tregon ai asnjë grua nuk pranon që të martohet me të kur mëson se ku jeton. Prej vitesh i izoluar në këtë fshatë, ai nuk e di se çfarë janë rrjetet sociale dhe nuk ndjek TV. E vetmja gjë që bën është lexon libra të vjetër që ja kanë falur mësuesit e fshatit.

"Prej 18 vitesh gdhihem e ngrysem i vetëm. Çfarë jete është kjo? Vetë burrë e vetë grua. Më duhet të gatuaj, laj e pastroj gjithçka vetë. Më duhet të punoj për të mbijetuar. Skam askënd jam fillikat mes katër muresh. Kam tentuar disa here të martohem por sapo u tregoj se ku banoj gjithçka merr fund. Nuk vjen njeri këtu. Tani në fshat jetojnë 30 familje larg prej këndej. Dikur jetonin 200 por të gjithë kanë ikur. Kam shumë dëshirë të largohem. Po ku? Unë marr vetëm 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Çfarë të bëj me ato para? Nuk paguan dot asnjë llambë elektrike. Bëj jetë qeni. Gjatë verës mbledh ndonjë bimë mjekësore që të fitoj ndonjë lek që të blej bukë për dimër. Dua të mbyll dimrin. Kur nuk arrij dot marr veresie. Nëse dikush do të më ofronte që të banoj në shtëpinë e gruas do e mposhtja burrërinë. Por askush nuk ma jep këtë mundësi. Unë nuk kam asnjë mundësi të takoj asnjë njeri, ose që dikush të më prezantojë me dikë."- rrëfen Vullneti.

I pyetur për rrjetet sociale,ai ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me to.
"Çfarë janë këto? Nuk i njoh. Këtu nuk ka valë telefoni e jo më rrjete. Në mbrëmje lexoj libra.
Mi kanë dhënë mësuesit në vite që vinin në fshat. Kjo është koha ime e lirë deri sa më zë
gjumi.Nuk di në do më jepet rasti një ditë të shoh botën tjetër ku jetoni ju."- ka treguar ai.
Burimi: Balkanweb.

