Balerina e "TV Klan", Alba Hoxha ka tërhequr vëmendjen e mediave që në daljen e saj të parë në ekran. Prej kohësh ajo ka qenë shumë e komentuar në media, duke qenë se është përfolur se është në një lidhje me koreografin e famshëm Albi Nako.

Shumë aktive dhe e ndjekur në rrjete sociale, Alba publikon herë pas here foto dhe video nga përditshmëria e saj. Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi e veshur me lingerie, ndërkohë që ndër komentet e shumta ajo që ka dalluar më shumë ka qenë komenti i këngëtarit shqiptar Santi.

“Nusja e ëndrrave të mija”, ka shkruar Santi pranë fotos së Albës, duke i shprehur kështu pëlqimin, mirëpo nuk ka marrë një përgjigje nga balerina.





