Ka përfunduar mbrëmjen e djeshme festivali i njohur "Kënga Magjike" ku fitues u shpall këngëtari Flor Mumajesi me këngën Plas. Në vend të dytë është renditur Aurela Gaçe dhe Eli Fara me këngën “Zemra Rratatata”, ndërsa në vend të tretë Fifi me Mc Kreshën “Psikopatja jote”. Të shumtë ishin fansa të cilët mendonin se vendin e parë e meritonte Fifi me Mc Kresha dhe janë shprehur të pakënaqur.

Mirëpo së fundmi Fifi ka reaguar rreth këtyre pakënaqësive duke treguar se Flori e meritonte fitoren ndërkohë që ajo u shpallë 5 herë fituese mbrëmë.

"Nanusha… Të paktën ju që më ndiqni mua, po edhe ju të tjerët që do e shihni rastësisht … Arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në asnjë moment nuk dua të shpërndani as energji e as komente negative… Me dinjitet dhe plot meritë, Flori Mumajesi e meritonte atë çmim për super këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival, po për artistin që është dhe muzikën që na ka sjellë ndër vite… Ndërkohë unë dje isha fituese 5 herë… Për çdo tekst e këngë që ishte në finale shkruajtur apo kompozuar nga unë… Dhe unë jam shumë e lumtur që ju e morët këngën time me Mc Kreshën dhe e shndërruat në hit… Kaq më mjafton, e them me ose pa modesti, sido që ta quani ju… Ju jam falenderuese”, shkruan Fifi.







