Nga Shqipëria / E Diel 9 Dhjetor 2018, 18:06

Uau: Rita Ora bën dedikimin e papritur për Dafina Zeqirin përpara miliona njerëzve

Këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha po korrin një sukses të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar. Shumë prej artistëve shqiptar kanë shprehur mbështetjen e tyre për këto këngëtare. Një ndër tyre është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila së fundmi ka bërë disa postime në mbështetje të vajzave.

Mirëpo Dafina nuk e ka pritur që do të merrte një përgjigje nga ana e Ritës. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ postimine  Dafinës dhe pranë saj ka shkruar dy fjalë për këngëtaren.

“Më e ëmbla Dafina Zeqiri”, ka shkruar Rita mbi fotografi.