Këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha po korrin një sukses të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar. Shumë prej artistëve shqiptar kanë shprehur mbështetjen e tyre për këto këngëtare. Një ndër tyre është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila së fundmi ka bërë disa postime në mbështetje të vajzave.

Mirëpo Dafina nuk e ka pritur që do të merrte një përgjigje nga ana e Ritës. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ postimine Dafinës dhe pranë saj ka shkruar dy fjalë për këngëtaren.

“Më e ëmbla Dafina Zeqiri”, ka shkruar Rita mbi fotografi.





