Mbrëmjen e djeshme në "Pallatin e Kongreseve" është mbajtur finalja e madhe e "Kënga Magjike" ku fitues u shpall Flor Mumajesi me këngën “Plas”. Të shumtë ishin personazhet e njohur që morën pjesë në këtë spektakël, mirëpo ajo që ra më shumë në sy ishte Ajola Xoxa. e cila së bashku me Erion Veliajn ndodheshin në publik ku ndoqën finale live.

Ajola ka publikuar pak më parë një foto ku shihet e veshur me një fustan të zi që e tregon atë shumë elegante, ndërkohë që flokët i ka lyer të kuqe dhe i ka bërë me onde të mëdha.

“Mami dhe babi mbrëmë tek Kënga Magjik”, shkruan Ajola pranë fotos që është pëlqyer shumë nga fansat.





