Protesta e studentëve ka vazhduar edhe ditën e sotme ku për të 6 ditë radhazi të gjithë studentët kanë dal për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit për plotësimin e pikave nga ana e ministres Nikolla.

Interesi i mediave ka qenë i madh dhe të shumta kanë qenë televizionet q ë kanë qenë të pranishme për të raportuar çdo ngjarje. Së fundmi gazetares së ‘Report TV’ i ka ndodhur një ngjarje e papritur pasi një nga studentët e ka puthur atë teksa ka qenë duke raportuar përpara kamerave.

Në videon që është përhapur me shpejtësi të madhe në media, shihet teksa djali i afrohet gazetares dhe më pas e puth atë në faqe ndërkohë që kjo e fundit nuk ka reaguar, por ka vazhduar punën e saj.





