Nga Shqipëria / E Diel 9 Dhjetor 2018, 15:03

'Eshte fallco', Rinës si del e keqja me Taynën, e sulmon në mes të emisionit

Sherri i bujshëm mes dy repereve të njohura shqiptare, Rina dhe Tayna ka qenë një nga lajmet më të komentuara në media. Dy vajzat sulmojnë herë pas here njëra-tjetrën nëpërmjet postimeve të ndryshme dhe teksteve të këngëve.

Së fundmi Rina ka qenë e ftuar në emisionin "Shiko kush luan" ku është bërë pjesë e një sërë lojrash. Në njërën ndër tyre “Paintball” Rina u vendos përpara këngëtareve të tjera të njohura dhe iu desh të gjuante me pistoletë fotot e kolegeve të saj.

Ajo është pyetur nga Flori se cilët këngëtarë janë më të dobët në krijimtari, Rina nuk nguroi dhe  qëlloi menjëherë foton e Baby G dhe reperit S4MM. Baby G ishte edhe e zgjedhura për pyetjen se cili prej këtyre artistëve është shumë “out” dhe duhet të heqë dorë nga muzika. E pyetur se cilës do ti bënte një “diss”, Rina qëlloi Gjirën duke u shprehur se sipas saj ajo nuk është repere edhe pse tekstet e saj janë shumë agresive.

Më pas ajo është pyetur se cili prej tyre kopjon më shumë, Rina qëlloi Mozzik.

Në fund reperja është pyetur se cili ose cila prej tyre është më fake?”

Rina qëlloi fotografinë e Taynës, duke na lënë të besojmë se rivaliteti mes tyre vazhdon akoma.