Nga Shqipëria / E Diel 9 Dhjetor 2018, 15:03

Than se janë ndarë, por ky veprim i papritur nxjerr zbuluar Butrintin dhe Kiarën

Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë një nga dyshet më të komentuara kohët e fundit në media pasi është aluduar se janë në një lidhje. Mirëpo ndonëse janë kapur shumë herë bashkë, ata e kanë mohuar vazhdimisht lidhjen duke treguar se janë thjesht miq të mirë.

Kohët e fundit madje në media qarkulloi lajmi se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes pasi nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në Instagram. Megjithatë një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi së fundmi Butrinti e ka ngacmuar Kiarën në komente.

 Në një foto të fundit që Kiara ka publikuar në Instagram mes mijëra komenteve, ajo që ka rënë në sy ka qenë komenti  i Butrintit.  Këngëtari i la një koment me një emoji të mërzitur, ndërkohë që Kiara i’a ktheu me fytyrën e një arushi, gjë që ka shtyrë fansat që të pyesin nëse janë rikthyer sërish bashkë.