Nga Shqipëria / E Diel 9 Dhjetor 2018, 14:02

Shokohen fansat, Mc Kresha bën deklaratën e fortë: Do largohem nga muzika

Mc Kresha është padyshim një ndër reperët më të pëlqyer për publikun shqiptar. Këngët e tij tërheqin gjithmonë vëmendjen dhe kanë miliona klikime në Youtube. Mbrëmjen e djeshme ai dhe Fifi zunë vendin e dytë në festivalin "Kënga Magjike" me këngën e famshme tashmë “Psikopatja jote”.

Mirëpo ndonëse është mjaft i suksesshëm në muzikë, ai së fundmi në një intervistë për “Oxygen” ka rrëfyer se në të ardhmen lloji i muzikës që bën do ta detyrojë të heq dorë me kalimin e viteve.

“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im i trurit ma jep mundësinë të mbes gjallë edhe pa muzikë. Kaq shumë e dua muzikën, por aq shumë po mendoj edhe ta lë. Për muzikën hip-hop duhet të dal të këndoj hajde zemër dridhe edhe djali im do jetë aty e do dëgjojë. Nëse bëhem me familje, nuk mundem të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet.”, ka treguar ai.