Prej disa ditësh vëmendjen e mediave në vendin tonë e ka marrë protesta madhështore e studentëve të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dal për të protestuar që 'Ministria e Arsimit' të plotësojë kushtet e tyre për përmirësimin dhe uljen e tarifave shkollore.

Për veç mediave vendase protesta ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore të cilat kanë shkruar se pavarësisht kushteve atmosferike, studentët janë të vendosur për të rezistuar.

"Studentët sfiduan shiun dhe shtuan kërkesat e tyre, gjithashtu nuk pranuan mbështetje nga opozita. Ata kanë bllokuar rrugën kryesore para Ministrisë së Arsimit dhe disa prindër u janë bashkuar", shkruan Washington Post.

“Studentët e universitetit publik që protestojnë në kryeqytetin shqiptar kanë refuzuar ofertat për të negociuar me qeverinë, duke thënë se së pari duhet të përmbushen kërkesat e tyre. Studentët sfiduan shiun dhe shtuan kërkesat e tyre, gjithashtu nuk pranuan mbështetje nga opozita. Ata kanë bllokuar rrugën kryesore para Ministrisë së Arsimit dhe disa prindër u janë bashkuar. Protestuesit refuzuan të takoheshin me Ministrin e Arsimit Lindita Nikolla. Kërkesa kryesore është një përgjysmim i tarifave të shkollimit, të cilat për kurset bachelor variojnë nga 20,000 në 45,000 lekë në vit. Disa njerëz sollën ushqim dhe ujë për studentët", shkruan Associated Pres.





