Nga Shqipëria / E Diel 9 Dhjetor 2018, 13:01

Rrënqethëse: Ardit Gjebrea i bën nënës dedikimin më prekës në 'Kënga Magjike'

Mbrëmjen e djeshme, moderator i njohur Ardit Gjebrea ka emocionuar pa masë publikun në sallë dhe të gjithë teleshikuesit me duetin emocionues që kishte përgatitur me tenorin shqiptar Saimir Pirgu. Siç rrëfeu dhe ai, kjo këngë ishte një dedikim që po i bën nënës së tij, e cila u nda nga jeta pak muaj më parë.

"Sivjet gjatë një vizite timen në Barcelonë u ngjiz ideja e një dueti për të përsëritur emocionet e disa viteve më parë. Ka qenë një vit i vështirë për mua, kohë e ngarkuar, pritja për t'u ndarë nga një njeri shumë i dashur i familjes. Një ditë tek studio e tij, Flori Mumajesi më tregon një material muzikor. I thashë Flor e dua për vete këtë këngë, por e kam për duet. Më tha kjo këngë është krijuar për një këngëtar, jo për duet. Por unë teksa dëgjoja atë melodi e ndërtova linjën muzikore, madje dhe tekstin. Kur humb dikë të shtrenjtë në jetë është e vështirë ta pranosh. Për ty mam", u shpreh Gjebrea.