Nga Shqipëria / E Diel 9 Dhjetor 2018, 12:12

Pasi u kapën mat, Krusita flet për lidhje me Kledi Bahitin

Këngëtarja Krusita u prezantua në këtë edicion të spektaklit "Kënga Magjike" me këngën "Akull" e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe ka marrë shumë klikime në Youtube. Kënga e kompozuar nga Kledi Bahiti fitoi çmimin “Best to inverst”.

Mirëpo pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Krusita dhe Kledi Bahiti janë në një lidhje dhe madje u publikua dhe një foto ku kompozitori shihej duke e shoqëruar atë në prova. Por lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë Krusita për emisionin “Thumb” duke i hedhur poshtë.

“Janë thashetheme nuk janë të vërteta. Ne kemi marrëdhënie miqësore përveç asaj të punës. Duke qenë se është kompozitor i këngës do të vijë në prova, nuk vjen vetëm për mua por për të gjitha këngët që ka bërë, kështu që rrini rehat”, përfundon ajo.