Nga Shqipëria / E Diel 9 Dhjetor 2018, 12:12

U shpall fituesi e 'Kënga Magjike 2018', Flor Mumajesi flet për herë të parë

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve është mbajtur dhe nata finale e spektakli "Kënga Magjike" ku dhe këngëtari Flor Mumajesi ka rrëmbyer vendin e parë me këngën “Plas”. Pas votimit të artistëve, Flori është renditur i pari me më shumë pikë, duke u shpallur automatikisht edhe fitues i edicionit të 20.

Menjëherë pas fitores, në një intervistë Flroi ka rrëfyer emocionet e para si fitues dhe ka theksuar se ndryshe nga vitet e tjera, ky votim ka qenë më i sinqertë.

“Pas këtij trofeu janë këta, që ta mbushin shpirtin. Janë këta që edhe pa trofe, pa e ditur nëse e merr apo jo çmimin, kujdesen që të japin kurajë, të motivojnë, të frymëzojnë dhe të japin dashuri, që është më e rëndësishmja në botë. Kemi nevojë për dashuri. Para tre vitesh nuk isha ne treshe. Duke marrë parasysh eksperiencën time ndodh ndonjëherë që nuk votohet sinqerisht. Këtë herë për fat të mirë ndodhi e kundërta”, u shpreh Flori për mediat.