Shumë figura të njohura janë bashkuar së fundmi me protestën e studentëve dhe të shumtë kanë qenë ata që ose kanë shkuar pranë tyre ose i kanë mbështetur nëpërmjet postimeve në Instagram. Njëra prej tyre ka qenë edhe moderatorja Jona Spahiu e cila nëpërmjet një postimi ka dal krahë tyre dhe ka rrëfyer një histori të trishtë të familjes së saj.

“Si një qytetare e këtij vendi, si një studente e dalë nga Fakultetet Monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vite të jetës së tij në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës, kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë parë sytë.”, shkruan Jona pranë fotos.






