Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 23:11

‘Kam dashur të heq dorë', Ronela Hajati flet për të pathënat e karrierës së saj

Këngëtarja Ronela Hajati është një nga konkurrentet e këtij edicioni në "Kënga Magjike", ku kënga e saj "Vuj" është pritur mjaft mirë nga publiku dhe madje të shumtë janë ata që e cilësojnë si këngën fituese.

Mirëpo pak para natës finale, Ronela ka zgjedhur që të thotë disa fjalë falënderuese për të gjithë fansat e saj që e kanë mbështetur, dhe ka treguar që në karrierën e saj nuk ka pasur gjithmonë ditë

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë, që sapo isha futur në shkolë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e e kamerat... Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj, çuditërisht...”

E sot, pas pesë vitesh, jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju! Siç e kam ndjerë çdo herë! Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe! ‘Kam dashur të heq dorë’: Ronela flet për vështirësitë dhe suksesin në karrierë. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira, e atëherë kur kam dashur të heq dorë... Faleminderit përgjithmonë”, shkruan Ronela.