Moderatori i njohur i "Tring" Xhani Shqerra ka lajmëruar së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se është larguar nga televizioni ku punonte prej kohësh dhe shumë shpejt do të sjellë një emision të ri në TV Klan.

Ai ka zbuluar se emisioni do të mbaj emrin Bel Mondo dhe do të startojë në 15 dhjetor në Klan Plus.

“Ju premtova se do të shiheshim në dimensione të reja dhe e mbajta fjalën. Kjo sepse komunikimi me të gjithë ju, për të bukuren, nuk është vetëm një mision për mua, por një filozofi jete. Nëse kthej koken pas kujtoj me shumë respekt familjen e fisshme te Tring, e cila më hapi dyert e me mësoi të besoj te idetë e pasioni im. Sot jam gati për të marrë disa përgjegjësi më të mëdha e për të vazhduar këtë mision në një familje të re por me themele të forta, vlerat e të cilës janë një pasuri kombetare, për të informuar, komunikuar, kulturuar dhe zbavitur, nga shqiptareët për shqiptarët, në Klan! Shihemi ne Klan Plus! Bekime” – shkruan krahas postimit Xhani Shqerra.





