Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 22:10

Del lista, ja cilët konkurrent kanë kaluar në finalen e madhe të 'Kënga Magjike'

Mbrëmjen e djeshme u mbajt edhe nata e dytë gjysmëfinale e "Kënga Magjike" në Pallatin e  Kongreseve ku të gjithë artistët patën mundësi që të dëgjonin të gjitha performancat live të konkurrentëve të tjerë dhe në këtë mënyrë të bënin një listë me të gjitha këngët që do votojnë.

Paraditen e sotme është mbajtur edhe votimi dhe deri tani 9 artistë kanë treguar në rrjetet sociale se do të jenë pjesë e finales së madhe që do të mbahet të shtunën.

Nuk të dua dot më pak – Klajdi Haruni

Digjem – Artjola Toska dhe Bruno

Vuj  – Ronela Hajati

Më ke mua – Kejsi Tola

Akull –Krusita

Plas – Flori Mumajesi

Mos urre – Erik Lloshi

Kur përfundon një dashuri si kjo e jona! –  Rozana Radi

Qaj –  Ardit Çuni dhe Daniela Toçi  

Ndërkohë pritet që në vazhdim edhe konkurrentët e tjerë të reagojnë dhe të tregojnë nëse janë apo jo pjesë e finales.