Nora Istrefi është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjete sociale dhe gjithmonë publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Mirëpo ditën e sotme si rrallëherë këngëtarja ka zbuluar disa nga ambientet e shtëpisë së saj moderne. Teksa ka treguar se edhe në shtëpinë e saj kanë mbërritur festat pasi ka vendosur bredhin e Krishtlindjeve ajo ka zbuluar dhe disa pamje nga ambient i sallonit.

Në videon e publikuar prej saj Nora shfaqet duke kënduar këngën “All i want for Christmas”, ndërkohë që tregon pemën e madhe dhe të zbukuruar deri në detaj.






