Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 21:09

Kënga e tyre po thyen rekord klikimesh, por Dasara akuzon Fifin dhe Mc Kreshën për kopjim

"Psikopatja jote" është kënga me të cilën këngëtarja Fifi dhe reperi Mc Kresha u prezantuan këtë vit në festivalin "Kënga Magjike". Kënga u prit mjaft mirë dhe deri tani është ndër më të kilikuarat në Youtube. Mirëpo e ftuar ditën e sotme në emisioni "Rudina", gazetarja Dasara Karajskaj ka akuzuar reperin se tekstin e ka të kopjuar.

“Kënga ‘Psikopatja Jote’ ishte e preferuara ime dhe do ta shpjegoj përse flas në kohë të shkuar. Fifi stonoi në performancën live, ashtu si edhe vitin e kaluar. Ama është një vajzë shumë e talentuar, që bën tekste shumë të bukura. Një mikesha ime gazetare më nisi një këngë “Ëyclef Jean – 911 ft. Mary J. Blige” ku fjalët e tekstit të Mc Kreshës ishin identike si ato të këngës. Mikesha ime i shkruajti reperit shqiptar, por ai vetëm e bllokoi edhe kaq. Besoj se kjo nuk do të ndikojë tek votimet sepse tani ka përfunduar. Shpresoj që Mc Kresha të na japë një përgjigje tani!” – tha Dasara Karaiskaj.