Prej disa ditësh studentët shqiptar kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit për plotësimin e disa pikave. Edhe pse ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, njoftoi mesditën e së enjtes për heqjen e tarifës së provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Mirëpo në protestën masive të ditës së sotme, ajo çka ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave ka qenë një nënë e cila ka shkuar dhe ka shpërndarë ushqime për të gjithë studentët që kishin gjithë ditën që protestonin.

Në një video që u shpërnda masivisht në rrjetet sociale zonja në fjalë shihet teksa nxjerr nga qeset tasat me ushqim dhe ua jep studentëve.

"Jam nënë, jam gjyshe, jam bashkë me to, i ndjek. E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vet. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, vazhdoni!", ka thënë ajo përpara kamerave.
View this post on Instagram





