Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 13:01

Një çapkëne si mami, Aurela Gaçe publikon foton dhe urimin më special për ditëlindjen e vajzës

Ditën e sotme në familjen e këngëtares Aurela Gaçe ka festë pasi vajza e vogël e saj Abigail feston 2 vjetorin e lindjes.

Aurela e ka kujtuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku ka zbuluar fytyrën e vajzës dhe i ka thënë asaj disa fjalë zemre.

“Si sot dy vjet më parë në këtë orë erdhe në jetë ti, jeta jonë, bota jonë. Përfundimisht kjo na e hoqi trurin të gjithëve në shtëpi, neve edhe Grace, motrës së madhe. Apo s’i ka ardhur dhe goja tani edhe tëpë tëpë tëpë gjithë ditën. Zot faleminderit për këtë bekim!”