Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 13:01

'Vendosni ju se ne nuk arritëm gjë', Robert Aliaj dhe e bija i bashkohen protestës së studentëve

Prej disa ditësh në Tiranë është mbajtur protesta masive e studentëve e cila ka marrë vëmendjen jo vetëm të mediave vendase por dhe të huaja. Ditën e sotme kësaj proteste i është bashkuar edhe personazhi i dashur për publikun Robert Aliaj së bashku me të bijën Gala.

Teksa ka qenë në mbështetje të të rinjëve, Roberti ka dhënë dhe një fjalim frymëzues për ta.

“Jam i lumtur që vajza ime është këtu në një moment glorifikues, ku studentët do të bëjnë trendin e politikës dhe të ardhmes. Ku do të vendosin studentët dhe jo neve, që e shkatërruam dhe nuk i sollëm asnjë prespektivë fëmijëve tanë. Do të vendosni ju, se ne nuk arritëm gjë. Unë po bëhem 60 vjeç me shpresën për t’u bërë ky vend. Mos u ndalni, bëni diçka sot që fëmijët tuaj që të kenë të bëjnë diçka. Unë ju përshëndes”, tha Aliaj.

Edhe pse ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, njoftoi mesditën e së enjtes për heqjen e tarifës së provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.