Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 12:12

Nuk pret dot më, Roza Lati flet për herë të parë për pritjen e ëmbël

Roza Lati është padyshim një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale ku dhe shpesh herë publikon moment nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Roza ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur ën një kafe, mirëpo vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr barku i saj i fryrë. Këtë detaj e ka vënë re dhe vetë ajo e cila ka folur më pas dhe për dëshirën e madhe që ka që të bëjë një fëmijë.

"Si dukem këtu, sikur jam shtatzënë.. dhe meqë unë kam rënë në dashuri për të 700-tën herë me të njëjtin person, po mendoj seriozisht ta bëj një beb, se më shkoka mesa po shoh në këtë foto. Si mendoni ju? Ta nis me një çun apo një gocë?"- ka shkruar Roza në postim.