Këngëtarja Adelina Tahiri është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media kohët e fundit. Që nga moment që u bë nënë, Adelina ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe me videot live ka zbuluar shumë gjëra për veten e vet.

Së fundmi ajo ka realizuar një tjetër video live me fansat, ku ndryshe nga herët e tjera këtë herë ka prezantuar për të gjithë një pjesë të shtëpisë së saj superluksoze.

Në videot e publikuara prej saj shihet se e gjithë familja është mbledhur në shtëpinë e Adelinës, ku siç shihet arredimi i shtëpisë së saj i ngjan një hoteli luksoz ku bien në sy abazhurët e mëdhenj prej kristali, skulpturat prej floriri, një tavolinë e madhe ngrënie, por edhe fasadat ngjyrë ari të ambienteve të brendshme.

Përveç ambienteve të shtëpisë, Adelina na ka prezantuar dhe me pjesëtarët e tjerë të familjes, si dhe me vogëlushin Jon.







