Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 11:11

Në 10 vjetorin e tij të lindjes, Julian Deda i bën djalit dedikimin më të ëmbël

Në familjen e aktorit shumë të dashur për publikun Julian Deda ditën e sotme ka festë, pasi më i vogli i shtëpisë Mateo feston 10 vjetorin e tij të lindjes.

Nëpërmjet një fotoje në Instagram, Juli e ka uruar Mateon me një dedikim mjaft të ëmbël.

“Sot është dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s’ka gjë e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq, por ne dimë çdo detaj, çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë, por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lënë kala pa na marrë nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi: ‘O baaa, ku është xheli i flokëve’. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim. Të dua pafund”,-ka shkruar Juli.