Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 11:11

'Dhuro një xhup ngroh një shpirt', të rinjt bëjnë gjestin më prekës ndaj të varfërve në sheshin 'Skënderbej'

Ditën e djeshme në sheshin "Skënderbej" disa të rinj kanë ndërmarrë një nismë shumë prekëse për të ndihmuar të gjithë personat e varfër dhe të pastrehë që këtë dimër nuk e kalojnë dot në ngrohtësi.

Shumë prej tyre janë mbledhur dhe kanë dhuruar veshje dhe xhupa për personat e pastrehë. Nisma Dhuro një xhup, ngroh një shpirt rezultoi shumë e suksesshme pasi të shumtë ishin ata që me qese nëpër duar kanë shkuar të dorëzojnë xhupa dhe xhaketa të ndryshme.

Në sheshin ‘Skënderbej’ janë mbledhur më shumë se 500 xhupa, të cilat më pas janë shpërndarë në pemët e kryeqytetit ku dhe janë marrë nga personat në nevojë.