Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 10:10

Skivi dhe Ledri gëzojnë fansat, sjellin bashkëpunimin e ri pas shumë vitesh

Grupi "Skillz" i përbërë nga reperi Ledri Vula dhe Skivi ka qenë një ndër grupet më të referuara dikur për publikun. Ata sollën një serë hitesh që dëgjoheshin nga të gjithë, mirëpo grupi u nda pasi Ledri vendosi të ndiqte karrierën solo.

Pak javë më parë pas shumë vitesh që nuk flisnin me njëri tjetrin Skivi dhe Ledri u fotografuan ën një kafe teksa po bisedonin. Mjaftoi kjo foto që të gjithë fansat të fillonin aludimet se mes tyre do të kishte një ribashkim.

Dhe siç duket dëshira e të gjithëve u plotësua, pasi sipas “Iconastyle”, Ledri dhe Skivi janë duke punuar për të sjell një këngë të re. Madje mendohet që kjo këngë e cila me siguri do kthehet në hit do të publikohet në datën 21 dhjetor.