Njëri nga konkurrentët e mbrëmjes së djeshme në spektaklin "Kënga Magjike" , Kreshnik Alikajn konkurrent në kategorinë ” New Artist” me këngën “Instagrami” kishte humbur babain e tij.

Lajmin e dha vetë moderatori Ardit Gjebrea, i cili tregoi se ditën e djeshme Kreshniku kishte varrosur të atin dhe pavarësisht dhimbjeve kishte vendosur që të vinte dhe të performonte këngën e tij.

Performanca e tij në 'Kënga Magjike' ishte një ëndërr e të atit dhe në këtë mënyrë ai ja ka përmbushur, pavarësisht se nuk mundi që ta shikonte.

Gjithë publiku dhe juria është ngritur në këngë gjatë performancës së Kreshnikut, i cili ndonëse nuk kaloi arriti që të rrëmbente zemrat e të gjithëve.




