Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 10:10

Mundësi e artë: Ky shtet jep falas shtëpitë nëse shkoni dhe jetoni atje

Për të gjithë ata që dëshirojnë që të largohen nga Shqipëria, së fundmi një mundësi e artë po vjen nga Japonia, ku shumë qytete kanë vendosur që të japin shtëpi falas vetëm që të mos zhduken.

Siç dihet Japonia gjithmonë ka pasur problem me pronat duke qenë se në të ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to. Ndërkohë që nga viti 2013 numëroheshin 61 milion shtëpi dhe 52 milion familje, mirëpo pritet që kjo situatë të përkeqësohet edhe më shumë pasi shumë të rinj zgjedhin që të lënë zonat rurale për një jetesë më të mirë në ato urbanistike.

Të gjitha fshatrat dhe qytezat në Japoni janë kthyer në fantazma dhe parashikohet që në 2040 afërsisht 900 qytete dhe fshatra përgjatë Japonisë nuk do të ekzistojnë më, dhe Okutama është njëri prej tyre.

Për këtë arsye në këtë fshat dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese, prandaj kush shkon të jetojë atje i sigurohet dhe një shtëpi.