Nga Shqipëria / E Premte 7 Dhjetor 2018, 09:09

'Është e preferuara ime', Fifi zbulon cilën këngë do votojë me 10 pikë në 'Kënga Magjike'

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Fifi dhe repri Mc Kresha kanë performuar në Pallatin e Kongreseve këngën "Psikopatja jote" , performanc e cila është pritur mjaft mirë nga publiku që e ka duartrokitur pafund. Mirëpo përveç këngës së saj, këngëtarja ka edhe një tjetër këngë të preferuar nga artistët e tjerë konkurrues.

Fifi ka zbuluar së fundmi për revistën “Class” se kënga e saj e preferuar në këtë edicion është padyshim kënga e Flor Mumajesit “Plas”.

“Kënga ime e preferuar është Flori Plas…Plas…Më Plas fare…Plas.. Plas syri i keq”, është shprehur Fifi duke lënë të kuptohet që këtë këngë do votojë me 10 pikë.