Pak muaj më parë, reperi Stresi prezantoi në "Kënga Magjike" këngën "Të du mom" që u kthye shpejt në një hit dhe është klikuar shumë në Youtube. Mirëpo për shkak të arrestimit të papritur të tij, reperi nuk mundi që të performonte në netët gjysmëfinale.

Ditën e sotme nëna e tij, ajo së cilës i është kushtuar kënga feston ditëlindjen dhe ai e ka uruar publikisht në Instagram nëpërmjet disa fjalëve prekëse.

“E shtrenjta ime mom ,gezuar ditelindjen!!! Megjithse nuk jam prane teje sot fizikisht me shpirt me ke gjithmon prane, ti e di qe je dashuria ime me e madhe qe un kam!", shkruan ai pran videos.







