Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 23:11

Nepsi i shtatzënisë, mamaja i përgatit ushqimin shqiptar Almedës

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori i famshëm turk lajmëruan se shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali. Almeda ka treguar për gjithë fansat se është 5 muajshe shtatzënë dhe se ka marrë shumë kile dhe për këtë arsye nuk poston shumë foto.

Ajo së fundmi ka zbuluar se gjatë kësaj periudhe ka një neps të madh dhe për këtë arsye nëna e saj i ka gatuar një ushqim shqiptar. Nëpërmjet një postimi Almeda ka treguar se nëna e saj I ka përgatitur byrek.

“Sepse kam mamin më të mirë në botë”, ka shkruar Almeda pranë fotos së byrekut.