Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 22:10

Prekëse: Kishin 7 vjet që nuk shihnin njëri-tjetrin, Arditi bashkon familjen në 'Kënga Magjike'

Po mbahet momentalisht në Pallatin e Kongreseve nata e dytë gjysmëfinale e "Kënga Magjike". Edhe këtë natë Arditi nuk i ndali surprizat e shumta që kishte përgatitur për publikun që ndodhej në sallë. Ai ka kërkuar nga disa prej pjesëtarëve të publikut që të bëjnë disa telefonata tek personat që kanë jashtë shtetit.

Në një moment ai është afruar pranë një burri i cili së bashku me familjen po ndiqnin natën e dytë në sallë dhe e pyeti nëse ka ndonjë person jashtë Shqipërisë. Ai u përgjigj se e bija jetonte larg dhe prej shtatë vitesh nuk e kishte parë. Atëherë nuk vonoi shumë dhe Arditi realizoi telefonatën mes tyre! Por ai nuk e dinte aspak, se në fakt e bija qëndronte vetëm disa metra larg tij, pasi Arditi e kishte sjellë në Tiranë.

Më në fund ata të gjithë u bashkuan dhe gjyshi në këtë mënyrë takoi për herë të parë edhe nipin e tij që nuk e kishte parë asnjëherë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Me Persidën dhe familjen e saj ❤ #kengamagjike2018

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on