Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 22:10

'S'kam ku të kaloj Krishtlindjet', 4-vjeçarja e pastrehë do t’ju përlot me videon prekëse

Një video e një vajze e vogël po bën së fundmi xhiron  e rrjetit. Poppy, një 4 vjeçare ka thyer zemrat e të gjithëve së fundmi pasi së bashku me nënën e saj Leanne Dunleavy prej dy vitesh qëndrojnë në qendrën e të pastrehëve në Dublin të Irlandës.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale ajo shihet e ulur në një shtrat në një hotel ku teksa qanë ka dënesë i tregon të gjithëve që ajo s’ka një shtëpi ku të kalojë festat e fundvitit sit ë gjithë fëmijët e tjerë.

Dunleavy, një parukiere, thotë se ata u bënë të pastrehë për shkak të rrethanave të paparashikuara dhe se ajo nuk pret që situata e saj të ndryshoj, të paktën së shpejti.

Por çfarë ka ndodhur dhe si është gjendja e këtyre familjeve të pastreha në Iralnda?

Rreth 10,000 njerëz janë të pastrehë në Irlandë, duke përfshirë më shumë se 3,800 fëmijë, sipas shifrave të fundit zyrtare, një numër ky që është trefishuar në katër vitet e fundit.

Një buxhet prej 300 milionë eurosh është ndarë në buxhetin e këtij viti, por qeveria është kritikuar për mos veprimin e shpejtë.

Kjo gjendje vjen që pas shembjeve masive që u  janë bërë ndërtesave në 2008, ku nuk u siguruan me banesa personat që mbetën të pastrehë, dhe nuk pati një rimëkëmbje ekonomike për ta.

Ndërkohë analistët thonë se nevojitet rreth 35.000 ndërtimet e reja çdo vit, për të mos i lënë në qiell të hapur e në shtëpi me qira këta banorë.