Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 21:09

Adelina Tahiri më krenare se kurrë, bashkëshorti i saj mëson të flas shqip

Siç dihet këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është martuar me avokatin maqedonas Serjoza Markov. Lidhja e saj me të u diskutua shumë nga fansat të cilët e kritikuan për moshën e madhe dhe për origjinën e tij maqedonase. Mirëpo siç tregoi në një intervistë në "Xing me Ermalin:, ajo tregoi se Serjoza është me origjinë të vjetër shqiptare.

“Stërgjyshen e ka korçare. Sigurisht që dëshira ime ka qenë për një shqiptar, të fesë time, por fati është i shkruar.” – tregoi këngëtarja për bashkëshortin e saj, i cili ka lindur dhe jeton në Maqedoni.

Mirëpo siç duket, Serjoza ka vendosur që të mësojë shqip dhe që tani ka filluar të praktikohet me Adelinën.

“Çfarë po bën?” – e pyet Adelina.

“Shumë mirë, valla. Pasha Zotin” – shprehet bashkëshorti i saj Serjoza Markov në një video live.