Që pas prezantimit të këngës "Plas", Flor Mumajesi është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media. Mbrëmjen e sotme ai pritet që të performojë në gjysmëfinalen e dytë të "Kënga Magjike" ku dhe sipas publikut është një nga pretendentët për fitues.

Mirëpo pak para se të ngjitet në skenë, Flori ka zbuluar se kujt ja dedikon këngën “Plas”, e cila deri tani ka kapur shumë klikime në Youtube.

“Kjo këngë nuk është më vetëm kënga im… Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtet. Dashuria I jep kuptim jetës.”, shkruan Flori pranë videos.





