Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 21:09

Surpriza madhështore, ja çfarë ka përgatitur Bora Zemani për natën e dytë në 'Kënga Magjike'

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e spektaklit "Kënga Magjike", ku përveç performimit të artistëve 'Big' në skenë u ngritën dhe shumë artistë të rinj. Balerina e njohur Klaudia Pepa e cila këtë vit edhe moderon, surprizoi publikun me një kërcim së bashku me 12 balerinët italian të spektaklit ‘Amici’.

Mirëpo në mbrëmjen e sotme radhën e ka prezantuesja Bora Zemani, e cila siç duket ka përgatitur një surprizë madhështore për publikun. Në disa postime të publikuara nga ana e koreografit Albi Nako, Bora shfaqet duke kërcyer në skenë.

Nuk dihet se përse bëhet fjalë, por na mbetet ta ndjekim në orët në vazhdim.