Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 13:01

Pas konfliktit në 'Eurovizion', Eleni Foureira ka dy fjalë për ti thënë ‘pulës së Izraelit’

Fituesja e Eurovizion Netta Barzilai që pas marrjes së vendit të parë është komentuar shumë në media. Ajo pas fitores tregoi se performance e këngëtares së vendit të dytë Eleni Foureira ishte shumë fallso.

"Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time", u shpreh ajo. "Isha gati që Eleni të fitonte, s'do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu.Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër. Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarte. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë", tregoi Netta.

Ndonëse në atë kohë Eleni nuk reagoi lidhur me këtë deklaratë së fundmi nëpërmjet një postimi ka sqaruar marrëdhënien e saj me Nettën.

"Macet zihen, por ne jemi luanesha."- ka shkruar ajo pranë fotos ku shfaqet me Nettën.