Nga Shqipëria / E Enjte 6 Dhjetor 2018, 13:01

Prit çfarë? Reperi italian Fedez thumbon Noizyn në Instagram

Bashkëpunimi mes reperit shqiptar Noizy dhe atij italian Ghali, në këngën "Parku i lojërave" rezultoi një sukses i madh pasi shumë shpejt u kthye në hit dhe ndihmoi që Noizy të bëhej i njohur edhe në Itali.

Siç duket kënga ka bërë efekt pasi së fundmi nëpërmjet një postimi në instagram reperi shumë i famshëm italian Fedez ka përmendur Noizyn në një video, duke treguar se e njeh muzikën e tij.

Teksa Fedez  xhiron bashkëshorten e tij Chiara Ferragni dhe i biri Leo të cilët shfaqen të ulur para një laptopi.

Në një moment Fedez i flet për lajmin e ndarjes së Cardi B nga Offset, ndërsa më pas i drejtohet vogëlushit:

“Shkruaj një artikull për Noizy-n. Ke moshën e duhur për të shkruar një artikull për Noizy-n”, duke thumbuar kështu reperin shqiptar me faktin që ka më shumë fansa të moshës së vogël.