Ditën e sotme Ambasada Amerikane ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata student që duan që të punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata po i japin mundësi të gjithë studentëve që aktualisht po studiojnë në një universitet të akredituar që gjatë periudhës së verës të shkojnë për punë sezonale në Amerikë.

Ambasada ka sqaruar ndër të tjera se ky është një program shkëmbimi kulturor dhe rekrutimi ka filluar tashmë.

Njoftimi i plotë
Sot bën ftohtë jashtë, por përpara se ta kuptoni – vera do të vijë shumë shpejt! Studentë të universiteteve, a jeni të interesuar që të kaloni verën duke punuar dhe udhëtuar në Shtetet e Bashkuara? Nëse po, ju mund të shihni programin Veror të Punësimit. Ky është një program shkëmbimi kulturor i hapur për studentë nga universitete të akredituara dhe rekrutimi për këtë program ka filluar!
Për më tepër informacion – vizitoni faqen tonë të internetit:
https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/nonimmigrant-visas-sq/2017-summer-work-travel-program-sq/
